Qëndroi 23 vjet në burg, në fund del i pafajshëm

Azia

Qëndroi 23 vjet në burg, në fund del i pafajshëm

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:50
Nisar Ahmed Din

Gjykata e Lartë në Indi ka liruar nga burgu Nisar Ahmed Din, i cili i ka kaluar 23 vjet në burg për shkak të një gabimi gjyqësor.

Nisar Ahmed Din dhe dy të akuzuar tjerë janë liruar pasi që gjykata gjeti se ata nuk ishin fajtorë për një vepër të terrorizmit, sulm në një tren në vitin 1993 ku u vranë dy udhëtarë, transmeton BBC.

Ahmed vërteton se rasti kundër tij është bërë me pranim të fabrikuar që policët kanë bërë ndaj tij.

Ahmed i ka pasur 20 vjet kur është arrestuar por e kujton qartë 15 janarin e vitit 1994.

“Së pari më kanë mbajtur 43 ditë pa më dërgu para gjyqtarit, më kanë rrahur torturuar, më kanë mbajtur me kokë teposhtë. Kam ulëritur se nuk di asgjë dhe se nuk jam fajtor. Pastaj më kanë dhënë që të nënshkruar pranim të rremë”, i kujtohet Ahmed.

Luftën për lirimin e tij e ka vazhduar i vëllai i cili po ashtu ishte arrestuar por që ishte liruar pasi ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.

20-vjeçari i dënuar tash i ka 43 vjet është i lirë thotë se është bërë i vetëdijshëm vetëm kur ka hyrë në shtëpi por krejt kishte ndryshuar.

“Ndihem si i huaj. Tek tash po i njoh nipat dhe mbesat. Nuk është e lehtë të filloj nga fillimi me 43 vjet”, ka thënë Ahmed.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat