Skandal në Kinë, hetim për vaksinat e pasigurta

Azia

Skandal në Kinë, hetim për vaksinat e pasigurta

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:44
Vaksina

Autoritetet në Kinë kanë urdhëruar nisjen e një hetimi pas një skandali me vaksinat, ndërkohë që paniku në vend është rritur për sigurinë e produkteve.

Javën e shkuar, një prodhues vaksinash, u zbulua se kishte falsifikuar të dhënat e prodhimit për vaksinën e tij kundër tërbimit. Kompania është urdhëruar të ndalë prodhimin dhe të tërheqë të gjitha vaksinat.

Nuk ka pasur prova për dëm nga vaksina, por skandali ka ndezur jo pak zemërim në Kinë. Kryeministri kinez, Li Keqiang, kërkoi dënim të rëndë për personat e përfshirë.

“Ne do të godasim aktet e paligjshme dhe kriminale që rrezikojnë jetët e njerëzve, duke dënuar ata që shkelin ligjin”, tha ai.

Disa ditë më parë, autoritetet në provincën Jilin, bënë të ditur se një sasi vaksinash për difterinë, tetanozin dhe kollën e mirë ishin po ashtu nën standardet e duhura. Sipas medias shtetërore, më shumë se 250 mijë doza vaksinash i janë shitur tashmë qendrave të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në kinën lindore.

Vaksina e kollës së mirë, subvencionohet nga qeveria dhe i jepet të miturve në të gjithë vendit. Nuk dihet se sa fëmijë mund ti kenë marrë vaksinat, por sidoqoftë nuk ka pasur raporte për fëmijë të sëmurë pas injektimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat