Temperaturat e larta në Japoni thyejnë rekordin kombëtar

Azia

Temperaturat e larta në Japoni thyejnë rekordin kombëtar

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:58
Nerima, Japonia, 23 korrik 2018.

Temperaturat e larta në Japoni shënuan rekord të ri dhe zyrtarët i paralajmëruan qytetarët që t'i shmangin sa më shumë.

Japonia, për ditë të tëra, është përfshirë nga një valë vdekjeprurëse e nxehtit, ndërsa numri i viktimave varion nga 15 deri në 40.

Të hënën, termometri shënoi 41.1 gradë Celsius në Kumagaja, pranë Tokios, duke thyer rekordin e mëparshëm kombëtar prej 41 gradësh, në vitin 2013.

Dyzet gradë janë shënuar në dhjetëra qytete.

Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në hapësira me ajër të kondicionuar, të pinë ujë dhe të pushojnë sa më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat