Irani pranon tre aeroplanë komercialë para rikthimit të sanksioneve

Azia

Irani pranon tre aeroplanë komercialë para rikthimit të sanksioneve

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Irani ka pranuar pesë aeroplanë komercialë të ri të dielën, një ditë para se SHBA fillon rikthimin e sanksioneve që ishin ndërprerë në marëveshjen bërthamore të fuqive botërore të nënshkruar më 2015.

Pranimi i këtyre aeroplanëve, sipas të gjitha gjasave do të jetë përfitimi i fundit i Iranit nën marrëveshjen bërthamore. Retorika në mes Iranit dhe SHBA-së vazhdon të jetë e nxehtë, përkundër deklaratave të Trump se do të dëshrionte të takohej me presidentin Iranian Rohanni.

Baza ajrore e Iranit ka pranuar 13 aeroplanë nga 20 sa kishte porositur nga fabrika francize-italiane në prill të vitit 2017. Kjo marrëveshje kushtoi 365 milionë dollar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat