Ish-kryeministri i Malajzisë, nën akuzë për pastrim parash - Bota Sot
Ish-kryeministri i Malajzisë, nën akuzë për pastrim parash

Azia

E enjte, 20 shtator 2018

Ish-kryeministri i Malajzisë, nën akuzë për pastrim parash

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 18:00
Najib Razak

Problemet ligjore të ish-kryeministrit malajzian Najib Razak po shtohen, pas një skandali mashtrimi që kap miliarda dollarë, me një kompani në pronësi të ministrisë së Financave, e njohur ndryshe si 1MDB.

Ndaj Najib Razak u ngritën të mërkurën tre akuza lidhur me pastrim parash që përfshinin transferimin e 10 milionë dollarëve në llogaritë e tij personale nga një njësi e mëparshme e 1MDB-së.

Çdo akuzë mbart një afat burgimi prej 15 vitesh dhe një gjobë prej jo më pak se pesëfishi i shumës së vjedhur. Ai u deklarua i pafajshëm për secilën prej këtyre akuzave gjatë seancës të së mërkurës.

Muajin e kaluar 64-vjeçari Razak u akuzua me tre vepra të tjera penale për shkelje të besimit dhe një akuzë për korrupsion lidhur me skandalin e 1MDB-së. Për secilën nga këto akuza parashikohet një dënim maksimal prej 20 vjetësh. Edhe për këto akuza ai nuk e pranoi fajësinë.

1MDB u krijua gjatë kohës që Najib Razak ishte në detyrë. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë gjithsej 4.5 miliardë dollarë janë përvetësuar nga fondi i investimeve, disa prej të cilave kanë hyrë në llogaritë bankare personale të ish-kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test