Shpërthim në minierë, katër të vdekur

Azia

Shpërthim në minierë, katër të vdekur

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Të paktën katër minatorë kanë vdekur në një shpërthim gazi në një minierë qymyri në Pakistan.

Siç njoftoi policia, 13 minatorë mbetën të ngujuar në minierë.

Zyrtari i policisë Wajit Kan tha se aksidenti ndodhi në fshatin Sandzda, rreth 50 kilometra në lindje të Keta.

Kan shprehu drojën se minatorët e ngujuar në minierë mund të kenë vdekur.

Sipas tij, rrjedhjet e gazit e bëjnë të vështirë shpëtimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat