Forcat afgane lirojnë pengjet e marra nga talibanët - Bota Sot
Forcat afgane lirojnë pengjet e marra nga talibanët

Azia

E hënë, 24 shtator 2018

Forcat afgane lirojnë pengjet e marra nga talibanët

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 11:06
Forcat afgane, ilustrim.

Zyrtarët afganë kanë thënë se focat qeveritare të sigurisë kanë liruar më 20 gusht, 149 pengjet që ishin marrë nga talibanët, disa orë më parë në provincën veriore, Kunduz.

Zëvendës-zëdhënësi i ministrisë së Brendshme afgane, Nasrat Rahimi ka thënë se militantët kanë vazhduar të mbajnë 21 pengje tjera, pasi kanë ndaluar disa autobusë që ishin duke udhëtuar drejt Kabulit për shënimin e festës së Kurban Bajramit.

Autobusët janë ndaluar në distriktin e pronvincës, Khan Abad, zonë e kontrolluar nga talibanët, duke nxitur betejë kundër forcave qeveritare që janë pozicionuar në atë zonë.

Rahimi ka thënë se gjatë operacionit të shpëtimit janë vrarë shtatë luftëtarë talibanë, mirëpo kryengritësit kanë dërguar 21 pengjet tjera në një zonë të panjohur.

Një zëdhënës i talibanëve ka konfirmuar më vonë se anëtarët e forcave të sigurisë afgane kanë qenë në mesin e pengjeve.

Ky incident ka ndodhur pavarësisht thirrjes së presidentit afgan, Ashraf Ghani për armëpushim me talibanët teksa shënohet festa islame e Kurban Bajramit.

Më 19 gusht, Ghani ka bërë thirrje për armëpushim “të kushtëzuar” me talibanët, për të shënuar festën e Kurban Bajramit, vetëm disa orë pasi kryengritësit kanë thënë se kanë pushtuar një zonë në provincën, Faryab.

Sipas Ghanit, armëpushimi do të duhej të fillonte më 20 gusht dhe të zgjaste për 3 muaj.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një ceremonie për shënimin e Ditës së Pavarësisë më 19 gusht.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë të kenë mirëpritur këtë hap, që varet nga pjesëmarrja e talibanëve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë në një deklaratë se armëpushimi i fundit ka shpërfaqur “dëshirën e thellë” të popullit afgan për t’i dhënë fund konfliktit, “dhe se “ne besojmë që një armëpushim tjetër do ta afrojë këtë shtet më afër një sigurie të qëndrueshme”.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë përkrahin këtë nismë të popullit afgan dhe Qeverisë afgane, andaj i bëjmë thirrje talibanëve që të marrin pjesë. Ne shpresojmë se populli afgan do ta shënojë këtë vit festën e Eid al-Adha në paqe dhe të lirë nga frika”, është thënë në deklaratë.

Ky njoftim ka ardhur vetëm disa ditë pasi militantët talibanë kanë pushtuar një bazë ushtarake ne rajonin e njëjtë.

Guvernatori i provincës, Naqibullah Fayeq, ka thënë më 19 gusht se distrikti, Balcharagh ka rënë në duart e luftëtarëve talibanë më 18 gusht, pas disa ditësh të luftimeve të ashpra dhe për faktin se ushtarët afganë nuk kanë pranuar përforcime.

Ende nuk ka pasur raportime për viktima në këtë betejë.

Më herët gjatë këtij muaji, luftëtarët talibanë kanë pushtuar bazën e ushtrisë afgane në provinën Faryab.

Qeveria e Kabulit e mbështetur nga Perëndimi ka luftuar talibanët dhe grupe tjera militante prej tërheqjes së numrit më të madh të trupave të NATO-s më 2014.

Në një deklatatë të prezantuar më 18 gusht, lideri i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada, ka ripësëritur thirrjet për bisedime direkte me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund asaj që ai e cilësuar si “okupim” të Afganistanit.

Akhundzada ka thënë se grupi militant kërkon “negociata të sinqerta, transparente dhe me rezultate” me Uashingtonin, duke shtuar se cilado paqe në mes të dy palëve duhet të ruajë “synimet tona islamike, sovranitetin e vendit tonë dhe të sigurojë përfundimin e luftës”.

Akhundzada, besohet se është duke u fshehur në Pakistan dhe më herët ka thënë se militantët nuk do të negociojnë me Qeverinë Afgane, të cilën ata e kanë cilësuar “vegël”./rel

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test