Përmbytjet në Indi, shpëtohen 22.000 persona

Azia

Përmbytjet në Indi, shpëtohen 22.000 persona

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 08:26
Permbytjet ne Indi

Rreth 22.000 persona të bllokuar si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat monsun, që goditën shtetin federal indian Keral, janë shpëtuar.

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan daljen e lumenjve duke dëmtuar infrastrukturën rrugore, ndërsa banorët e Keral-it, me helikopterë dhe varka i shpëtuan mbrojtja civile, peshkatarët dhe ushtarët, lajmëron BBC.

Njerëzve të prekur u janë siguruar ndihma në formë ushqimi dhe nevoja të tjera.

Kryeministri i Kerala-s, Pinarayi Vijayan, tha se rreth 5.645 qendra pritëse kanë strehuar 725.000 njerëz.

“Hindustan Times” lajmëroi se nga 8 gushti në Kerala si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme kanë humbur jetën rreth 240 persona dhe 370 që nga qershori, kur filloi sezoni i reshjeve monsune.

Në shtatë shtete indiane gjatë sezonit të monsunit këtë vit vdiqën më shumë se 1.000 njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat