Një tërmet i fuqishëm godet Kinën

Azia

Një tërmet i fuqishëm godet Kinën

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 21:27
Ilustrim

Në provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan, ka ndodhur një tërmet 5,9 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Qendra e Rrjeteve të Tërmetit në Kinë njoftoi se në rajonin Mociang Ha’ni të provincës Yunnan ka ndodhur tërmet prej 5,9 ballësh.

Tërmeti është ndjerë 11 kilometra në thellësi të tokës ndërsa nuk është raportuar për viktima ose dëme materiale.

Në tërmetin 6,5 ballë që goditi provincën Yunnan në gusht të vitit 2014 humbën jetën 398 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat