Egjipt, arrestohen dy djemtë e ish-presidentit Moubarak

Azia

Egjipt, arrestohen dy djemtë e ish-presidentit Moubarak

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 17:21
Gamal dhe Alaa Moubarak

Dy djemtë e ish-presidentit egjiptian, Hosni Moubarak ku revolucioni i 2011 çoi në rrëzimin e tij, u arrestuan sot me akuzën për ”manipulim të aksioneve në Bursë” sipas një burimi gjyqësor.

Pas rrëzimit të Hosni Moubarak nga rrethanat e Pranverës arabe nisën disa procedura gjyqësore ndaj ish-kreut të Shtetit, i cili qëndroi në pushtet për 30 vite nga (1981-2011), dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Gamal dhe Alaa Moubarak, si dhe tre persona të tjerë janë vënë nën akuzë se kanë bashkëpunuar për të  marrë pjesën më të madhe të aksioneve të disa bankave nëpërmjet shoqërive fantazmë, pa i deklaruar në Bursë, siç e dikton ligji.

Ata u arrestuan me urdhër të një gjyqtari gjatë seancës dëgjimore në praninë e tyre, në një gjykatë penale në Kajro, dhe do të transferohen në një qendër paraburgimi. Seanca e ardhshme dëgjimore për këtë çështje u caktua më 20 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat