Moon bën historinë në Lojërat Masive të Penianit

Azia

Moon bën historinë në Lojërat Masive të Penianit

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 08:31
Lideri verikorean, Kim Jong-un(djathtas) dhe presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in.

Presidenti Moon Jae-in është bërë udhëheqësi i parë i Koresë së Jugut që ka mbajtur një fjalim për publikun e Koresë së Veriut, ndërsa foli në Lojrat Masive në Penian mbrëmjen e së mërkurës.

Në fjalimin e tij prej shtatë minutash, ai tha se të dy vendet duhet "të bëheshin një", ashtu siç ishin para luftës.

Moon është në një vizitë tre-ditore në Phenian, ku ai nënshkroi një marrëveshje historike me Kim Jong-un.

Lojërat janë një nga ngjarjet më të mëdha të propagandës së Penianit.

Dhjetëra mijëra njerëz marrin pjesë në koreografi dhe shfaqje gjimnastike, të cilat tregojnë për historinë dhe mitet Koreane.

Këtë vit po festojnë përvjetorin e 70-të të Koresë së Veriut.

Të dy liderët u brohoritën nga 150.000 mijë qytetarë, kur hynë në stadiumin May Day.

"Unë propozoj që ne duhet t'i japim fund 70 viteve të armiqësisë dhe të bëjmë një hap të madh paqeje për t'u bërë përsëri një shtet i vetëm,"-tha Moon në fjalimin e tij, i cili transmetohej drejtpërdrejt në Korenë e Jugut edhe pse jo në Korenë e Veriut.

Ai gjithashtu solli temën e denuklearizimit gjatë fjalës së tij, duke bërë thirrje që armët bërthamore të hiqen "përgjithmonë".

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat