Vriten gjashtë palestinezë gjatë protestës kufitare në Gaza

Azia

Vriten gjashtë palestinezë gjatë protestës kufitare në Gaza

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 20:52
Gaza

Forcat izraelite kanë vrarë gjashtë palestinezë gjatë protestave përgjatë kufirit të Gazës, kanë bërë të ditur zyrtarët e mjekësisë.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se ushtarët kanë qëlluar mbi një grup i cili kishte sulmuar forcat izraelite, shkruan Euronews.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, numri i palestinezëve të vrarë gjatë protestave në Gaza, arrin në 200, që kur protestat kufitare kanë filluar më 30 mars të këtij viti.

Ushtria izraelite ka thënë se demonstruesit, duke numëruar rreth 14,000 vetë, kishin gjuajtur me gurë, mjete shpërthyese, bomba zjarri dhe granata drejt forcave izraelite.

Protestuesit palestineze janë duke protestuar kundër bllokadës së vendosur nga Izraeli dhe Egjipti në rripin e ngushtë bregdetar, ku ndodhen shtëpitë e rreth dy milion banorëve të Gazës.

Ata gjithashtu janë duke e kërkuar të drejtën për t’u kthyer në tokat nga të cilat ishin shpërngulur që nga themelimi i shtetit hebre në vitin 1948.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat