Cunami në Indonezi, e pashë nënën time duke e gëlltitur toka

Azia

Cunami në Indonezi, e pashë nënën time duke e gëlltitur toka

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 10:11
Indonezi

29 vjeçarja Rori Oryza, ishte me anëtarët e familjes kur tërmeti me magnitudë 7.5 shkaktoi valën gjigante.

E mbijetuara e këtij tërmeti rrëfeu se si nënën e saj e kishte gëlltitur toka.

“Kur është çarë toka përreth nesh ajo ka rënë, pastaj unë jam përplasur me një makinë ku kam thyer edhe këmbën”.

Teksa tregon se gjyshja e saj 75-vjeçare, kushërinjtë, mbesa dhe tezja ende nuk janë gjetur.

Ky termet la rreth 2 mijë e 300 persona të vdekur deri më tani.

Ekipet e shpëtimit janë duke hequr mbeturinat të cilat kanë mbetur dy javë më parë pas tërmetit.

Ndërsa Komiteti i Emergjencave të Katastrofave, ka thënë se apeli është rritur  në 14 milionë paund për të ndihmuar 200 mijë të mbijetuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat