Fejohet basketbollisti më i mirë në Kosovë, ja më kënd

Basketboll

Fejohet basketbollisti më i mirë në Kosovë, ja më kënd

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2016 Në ora: 17:05
Drilon Hajrizi me Hana Ajetin

Si gjithmonë stina e pranverës por gjithashtu edhe verës njihen si muaji të fejesave dhe të martesave, sepse janë muajit më të përshtatshëm. Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Drilon Hajrizi, ndryshe anëtar i KB Pejës, është fejuar me Hana Ajetin. Basketbollisti nga Mitrovica e konfirmoi për gazetën kombëtare ‘Bota sot’ se është fejuar me Hanën. “E fejuara ime nuk është sportiste, por studente”, thotë Hajrizi, i cili luan edhe për kombëtaren e Kosovës. Hajziri premton se do të organizojë një dasmë sipas traditave shqiptare dhe shumë shpejt do të caktojë edhe datën e martesës. Ai krahas kësaj është duke menduar edhe për edicionin e ri në basketboll sidomos me kombëtaren e Kosovës që e presin edhe kualifikimet për EuroBasket 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat