Basketbollisti i NBA-së kundër Erdoganit, merr sms me tekst “do të vrasim”

Basketboll

Basketbollisti i NBA-së kundër Erdoganit, merr sms me tekst “do të vrasim”

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 09:54
Enes Kanter

Enes Kanter është kërcënuar me vdekje pas përpjekjes së dështuar për grusht shtet kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Qendra e Oklahoma City Thunder, i cili njihet si mbështetës i lëvizjes Hizmet, përkatësisht kundërshtare e presidentit turk, është “bombarduar” me mesazhe kërcënuese në llogarinë personale të Twitterit.

“Do të vrasim”, “Do të vdesësh shpejti”, janë disa prej mesazheve kërcënuese që ka pranuar basketbollisti 24-vjeçar.

Ditë më parë, basketbollisti turk tha se “nuk u ftua në Përfaqësuesen e Turqisë në kualifikime për Olimpiadë për shkak të qëndrimeve të tija politike”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat