Rahoveci me trajner të ri e me ambicie të mëdha

Basketboll

Rahoveci me trajner të ri e me ambicie të mëdha

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 17:43
Nixha prezantohet te KB Rahoveci

Klubi i basketbollit Rahoveci po planifikon të jetë sa më i kompletuar për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll (meshkujt). Drejtuesit e këtij klubit konfirmuan emërimin e trajnerit të ri. Jeton Nixha do ta drejtojë ekipin rahovecian, i cili është trajner i dëshmuar, por faktikisht do ta pres edhe një punë e madhe. “Bordi i Klubit të Basketbollit Rahoveci ka kënaqësinë të ju njoftoi se të premten ka finalizuar bisedimet dhe ka nënshkruar kontratë me trajnerin Jeton Nixha, i cili do të drejtoi skuadrën tonë për edicionin e ardhshëm në Superligë. Nixha u prezantua si trajner, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i klubit Bekim Hoxha, drejtori sportiv Alban Rama dhe sekretari i klubit Afrim Sharku”, thuhet në njoftimin e klubit. Kryetari i klubit, Hoxha, ka thënë se pret shumë nga trajneri i ri për shkak të përvojës së tij në të kaluarën. “Nga sot në KB Rahoveci  fillon një periudhë të re me z. Jeton Nixha. Unë shumë besoj dhe shpresoj që do të krijojmë një skuadër shumë kompetitive për Superligë, duke marr parasysh që trajneri i ri ka një përvojë të jashtëzakonshme  si lojtarë por edhe si trajner”,  ka thënë Hoxha. Ndërkohë Nixha, ka  thënë se ndihet i privilegjuar që do të drejtoi KB Rahovecin, ndërsa ka paralajmëruar se vizioni i tij është që klubi jonë të qëndrojë gjatë në Superligë. Ai ka vlerësuar lartë edhe përkrahjen që klubi ka nga “Vreshtarët”.  “Ne kemi rënë dakord që skuadra e Rahoveci, të ndërtoi strukturë jo vetëm për të defiluar në Superligë, por të qëndroi gjatë aty. Shpresoj që infrastruktura të rregullohet deri në fund të këtij viti dhe të kemi më shumë mundësi për lojtarë të rinjë. Ambiciet  tona do të përqendrohen aktualisht në lojtar vendor të cilët do të jetë bazë kryesore e  klubit”, deklaroi Nixha. Ai ka drejtuar disa skuadra, si “Ekskluzivi”,  KB Universiteti (femrat), me të cilën është shpallur kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, pastaj ka udhëhequr Vëllaznimin, Kastriotin, Bashkimin dhe ka qenë sekretar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat