23 përfaqëson Gjakovën në superfinalen e Ferizajt

Basketboll

23 përfaqëson Gjakovën në superfinalen e Ferizajt

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 12:29
Pamje nga turne

Pas Ferizajt, Prizrenit e Gjilanit, Gjakova dha emrin e skuadrës së 4-të superfinaliste të Limak Streetball Kosova 2016. 123, doli kampion në kategorinë kryesore, ate të profesionistëve. 123, për dallim nga ekipet e tjera, u paraqit me vetëm 3 lojtarë, dhe po aq ishin të mjaftueshëm për ta siguruar epitetin e më të mirit në Gjakovë te profesionistët. Të përbërë nga, Driton Ibrahimi, Driton Ramosaj e Muhamed Janjeva, ata nuk pësuan asnjë humbje në tërë turneun kualifikues të Gjakovës, ndërsa në finale fituan ndaj skuadrës, Doktor Street me rezultat 21:16. Keshtu Gjakovën në superfinalen e Ferizajit me 7 gusht do ta përfaqësojnë, 123 në kategorinë e profesionistëve, derisa në atë amatore kampion doli skuadra Ortodent, që po ashtu shkon në Ferizaj më 7 gusht, në garën për më të mirin e amatorëve. Gjithsej në Gjakovë, u paraqitën për të garuar 12 ekipe, 6 në kategorinë profesioniste dhe 6 në atë amatore. Sikurse në Gjilan një ditë më parë, edhe në Gjakovë temperaturat ishin të larta, por kjo nuk zbrapsi dashamirët e streetballit, që veq se e begatuan turneun me 12 skuadra pjesëmarëse, gjatë ditës, për sa zgjatën garat për më shumë se 5 orë, rreth ambienteve të fushës, gravituan qindra shikues. Garat i nisën streetballistët në kategorinë amatore, që ishin të ndara në dy grupe me nga 3 ekipe, ngjashëm sikurse edhe profesionistët. Me bilanc të qind për qind, si lider të grupit A dhe B, kaluan tutje Ortodent dhe Thug Life, për ti pritur në gjysmë finale, ekipin Juventus dhe Index 91, që patën nga një fitore më pak në fazën e grupeve. Dy më të mirat e grupeve ishin për një nuancë më të dalluar edhe në gjysmë finale. Ortodent fitoi 12:11 ndaj Index 91, kurse Thug Life 14:13 ndaj skuadrës Juventus. Kështu finalja përballi Ortodentin ndaj ekipit Thug Life. Ortodent në përbërje të Shpat Kërleshit, Fis Rugovës, Dorant Hanës e Ron Gashit, triumfuan 14:11. Edhe te profesionistët ishte skenar i njëjtë po ashtu. 123 dhe Doktor Street dominuan grupet, për të shkuar tutje në gjysmë finale pa humbje, derisa aty u përballën me ekipin Air Lines dhe Pejën. 123, fitoi 14:13 ndaj Air Lines, derisa Doktor Street mposhti Pejën 15:12, me një super paraqitje të Blendi Kajës, që shënoi 6-t dyshe, duke qenë kështu i pa ndalshëm nga distanca. Dhe sikurse te amatorët më të mirët e grupeve, u përballën në finale. Këtu freski dhe koncentrim më të lartë pati ekipi 123, edhe pse ata gjatë gjithë turneut nuk patën lojtarë rezervë duke luajtur me vetëm 3 streetbollistë. Me efikasitet të lartë sidomos nga distanca, 123 fitoi 21:16, duke mbyllur dilemën e kampionit të Gjakovës, dhe duke dhuruar kështu superfinalistin e 4-të të kampionatit të 17-të të Streetboll Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat