Besjana Martinaj në pesëshen më të mirë të evropianit

Basketboll

Besjana Martinaj në pesëshen më të mirë të evropianit

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 10:54
Besajana Martinaj

Basketbollistja e Përfaqësueses së Kosovës U-16, Besjana Martinaj ka zënë vend në pesëshen më të mirë të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni C që është zhvilluar në Andorra. Kosova U-16 e ka përfunduar aventurën e saj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C në vendin e katërt. Basketbollistet e reja kosovare në luftë për medalje të bronztë janë mposhtur nga Malta me rezultat 61:28 dhe kështu është dashur të kënaqen me pozitën e katërt në këtë Evropian. Kosova U-16 në këtë garë i ka regjistruar dy fitore, ku së pari e ka mposhtur Uellsin, më pas Maltën pas vazhdimeve, ndërsa në gjysmëfinale është mundur nga nikoqiri, Andorra, derisa në luftë për pozitën e tretë pas dëshpërimit të eliminimit në gjysmëfinale, janë mposhtur bindshëm nga Malta, të cilën ditë më parë e kishin mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat