Zyrtare: Dardan Berisha largohet nga Sigal Prishtina

Basketboll

Zyrtare: Dardan Berisha largohet nga Sigal Prishtina

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 14:36
Dardan Berisha

Dardan Berisha nuk është më pjesë e klubit të Sigal Prishtinës.

Pejani e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar Plisa dhe KB Prishtina, Nëpërmjet këtij statusi dëshiroj të ju njoftoj se gjatë sezonit në vijim nuk do të jem pjesë e KB SIGAL Prishtina. Arsyejet janë të thjeshta: fitova gjithcka cka kisha për të fituar dhe realizuam edhe një ëndërr, debutimin në FIBA Europe Cup”.

“Tani erdhi koha për një sfidë të re në jetën time sportive!Falenderoj kryesinë e KB SIGAL Prishtina për mirëkuptimin si dhe tifozët për mbështetjen, duke iu dëshiruar sukses në edicionin e radhës! SHIHEMI …!Forza Prishtinë!Forza Plisat”, ka shkruar Dardani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat