Largimi i Dardan Berishës dhe kriza e basketbollit të Kosovës

Basketboll

Largimi i Dardan Berishës dhe kriza e basketbollit të Kosovës

Nga: Blerim Krasniqi Më: 29 korrik 2016 Në ora: 10:39
Blerim Krasniqi

Debate

Largimi i Dardan Berishës është një humbje jo vetëm për Sigal Prishtinën por në përgjithësi basketbollin e Kosovës. Kur ka ardhur ai në Kosovë e kam thënë se është një format i një lojtarit botëror dhe kur dëgjova largimin e tij automatikisht krijova bindjen se humbim shumë pa të. Realisht duhet ti shikojmë gjërat,  ka qenë paksa befasuese kur ai ka ardhur në Kosovë për ta sfiduar veten dhe vazhduar karrierën në vendin tonë.  Ai e ka pasur një ëndërr me fituar Ligën Ballkanike dhe me prezantuar përfaqësuesen e Kosovës si është më së miri. Ai ka qenë lojtar që ka bërë diferencën dhe ka treguar se është lider i vërtet. Në situatat e ndërlikuara Berisha e ka treguar vetën. Vërtet ai është një lojtar i klasit botëror dhe normal se ai duhet me menduar për të ardhmen e tij. Ai ka një eksperiencë të mirë edhe në Ligën e Ballkanike dhe tash me moshë i afrohet të 30-tave e duhet me menduar më ndryshe për të ardhmen e tij. Mund të themi se është ngopur me nivelin e Kosovës, sepse e ka një eksperiencë në arenën ndërkombëtare si me Poloninë, me Cibonën etj. Basketbollin e Kosovës e shoh tash në një situatë të paqartë.  Kurrë nuk e kam parë më me të paqartë se tani, kur të gjitha ekipet duhet të jenë në vlugun më të madh, ato disi janë në gjumë, duke filluar nga Sigal Prishtina, Bashkimi, Peja etj. Për mendimin tim nuk është e mirë kjo, është një situatë që nuk premton shumë. Nuk e kuptojë këtë pauzë dhe mos angazhim dhe zakonisht puna më e madhe bëhet në këtë fazë. Ekipet duhet mi pa trajnerët e tyre, fondin e basketbollistëve etj.  E lexova edhe një deklaratë në gazetën “Bota sot” te basketbollistit Andi Shehut kur thotë se na ka munguar përvoja me Kosovën U-20 në arenën ndërkombëtare dhe normal se mungon kur luajnë pak ndeshje. Kështu që jemi preokupuar shumë me grupmoshat e kualifikimet, por një duhet të dinë se së pari duhet ngritur nivelin në kampionatin kombëtar dhe prej aty të dalin seleksionimet e të krijohet përfaqësuesja A.  Por të gjithë kanë rënë në gjumë, që nga Prishtina, Peja, Bashkimi, Trepça etj. Jam skeptik sa i përket kësaj që po zhvillohet dhe nuk e di se si e paramendojnë zyrtarët e klubeve, pasi që kampionati është në prag. Ekipet serioze që mendojnë me pas një përgatitjet të mirë duhet me qenë tani në vlugun e përgatitjeve e jo në gjumë. Kjo veçori nuk ka qenë përpara. Basketbolli është në situatë jashtëzakonisht të vështirë, sepse na ka kapur euforia për përfaqësuese.  Se kuptoj fare sistemin që është ky dhe i shoh vajzat që marrin pjesë në garat evropiane, por e dimë farë niveli janë Divizioni C që faktikisht janë nën çdo nivel. Pra me tepër janë grupe sociale, kështu që duhet përqendruar me tepër në ligat kombëtare.

Autori është trajner i basketbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat