Peja dhe Mitrovica dy ndalesat e fundit para supefinales

Basketboll

Peja dhe Mitrovica dy ndalesat e fundit para supefinales

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 19:33
Pamje nga një ndeshje e streetballit

Peja dhe Mitrovica, janë dy ndalesat e fundit të kampionatit të 17-të të Limak Streetball Kosova 2016, para superfinales së 7 gushtit e cila do të luhet në Ferizaj. Të shtunën më 30 korrik garat do të luhen në Pejë, ndërsa të dielën më 31 korrik radha do të jetë për qytetin e Mitrovicës. Sikurse në shumicën e komunave të deritanishme, edhe në këto të radhës, garat do të luhen në zemër të qytetit, në qendër.  Pra në Pejë dhe Mitrovicë, garat zhvillohen në qendër të qytetit. Ndërkohë deri më tani janë përcaktuar superfinalistët nga qyteti i Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit dhe Prishtinës.

Në kategorinë e profesionistëve janë kualifikuar:

Che Bari – Ferizaj

Shmekat – Prizren

United Basketball – Gjilan

123 - Gjakove

Seba Team – Prishtine

Në kategorinë e amatoreve janë kualifikuar:

Kuq e Zi – Ferizaj

GoldGym - Prizren

Boll Shanc - Gjilan

Ortodent – Gjakove

Arleo - Prishtinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat