Në dilemë, të ikë në Suedi apo të vazhdojë në Kosovë!

Basketboll

Në dilemë, të ikë në Suedi apo të vazhdojë në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2016 Në ora: 01:46
Adea Kastrati

Basketbollistja e talentuar, Adea Kastrati, ka dy plane, të qëndrojë në Kosovë e të luajë në ndonjë ekip me të respektuar apo të vazhdojë rrugën ku e kishte nisur në Suedi. Ajo është anëtare e Kosovës U-18 dhe ka më shumë dashuri ndaj Kosovës, por në aspektin tjetër nuk e harron klubin Helsingborg-un, ngase ka shumë bashkëlojtare që ka kaluar periudhë të mirë atje. E dyta, shikon edhe ndonjë mundësi tjetër, të luajë një pjesë të stinorit në Kosovë e tjetrën në Suedi, por e gjitha do të vendoset edhe në konsultim me prindërit e saj. Adea tha se nuk e përjashton mundësinë të transferohet edhe në ndonjë ekip që afron kushte më të mira. Sipas saj nuk e shikon në tërësi edhe anën materiale, por me tepër e ka për kushte që të jenë në nivel të paktën të përafërt me Suedi që të zhvillojë karrierën e saj. Pas përfundimit të Kampionatit Evropian Divizioni C, është në dilemë se si të veprojë, të ikë në Suedi apo të vazhdojë në Kosovë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat