Azemi premton më të mirën për Kosovën

Basketboll

Azemi premton më të mirën për Kosovën

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 11:05
Edmond Azemi

Edmond Azemi, basketbollist i Kombëtares së Kosovës, mendon se do të bëjnë paraqitje të mirë në garat kualifikuese në Eurobasket 2017 që fillojnë në fund të muajit gusht, kur do të ndeshen me Slloveninë.  “Kjo është hera e parë që Kosova po luan në kualifikime për Eurobasket 2017 dhe ne premtojmë se do të bëjmë më të mirën. Në përgatitje të gjithë po e japim maksimumin, të gjithë po sakrifikojmë dhe këtë po e bëjmë për ngjyrat e shtetit të Kosovës. Falënderoj federatën për punën e madhe që po e bënë për të na siguruar kushte sa më të mira për punë”, ka thënë Azemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat