Trepça anëtar i ri i Ligës Ballkanike

Basketboll

Trepça anëtar i ri i Ligës Ballkanike

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 13:14
Palestra në Mitrovicë

Liga Ballkanike në basketboll tani ka katër ekipe nga Kosova. Pas Sigal Prishtinës, Pejës, Bashkimit, Trepça është anëtar i ri i kësaj gare. Trepça është ekipi me renome dhe gjithmonë ka qëndruar në pozitat e larta në Ligën e Kosovës. Trepça është tri herë kampion i Kosovës dhe tri herë fitues i Kupës. Sezonin e kaluar ekipi përfundoi në vendin e katërt në ligë të Kosovës dhe më pas eliminohet në gjysmëfinalen e play-off-it. Trajneri kreu i ekipit do të vazhdojë të jetë kroati Neven Plantak, ndërsa Trepça tashmë ka nënshkruar me lojtarë amerikanë Montrael Scott, Eric Stutz dhe Jeremy Wise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat