Kosova triumfoi ndaj Austrisë

Basketboll

Kosova triumfoi ndaj Austrisë

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 12:46
Pamje nga ndeshja

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës e ka mposhtur Austrinë me rezultat 66:51 (18:6, 26:13, 16:16, 6:16) në ndeshjen e fundit të Grupit C në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Basketbollistët tanë prej fillimit të ndeshjes e kanë diktuar ritmin e lojës duke mos i lejuar austriakët që për asnjë moment të shpresojnë në ndonjë fitore eventuale. Kosova U-16 në kuadër të Grupit C ka regjistruar 2 fitore duke e mundur Norvegjinë dhe së fundi edhe Austrinë, ndërsa është mposhtur nga Sllovenia, Rumania dhe Ukraina, të tri këto shtete me basketboll dukshëm më të zhvilluar se vendi ynë. Kosova e ka përmbyllur fazën e grupeve në pozitën e katërt të Grupit C, ndërsa basketbollistët tanë tani do të kenë rastin të luftojnë për një pozitë prej vendit të 9 deri në 16 në vazhdim të Kampionatit Evropian, Divizioni B.  Ndeshjen e radhës Kosova U-16 do ta zhvilloj të enjten kundër Sllovakisë me fillim nga ora 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat