Xhevahire Mustafa: FBK-së dhe basketbollit i duhen njerëz të sportit!

Basketboll

Xhevahire Mustafa: FBK-së dhe basketbollit i duhen njerëz të sportit!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 gusht 2016 Në ora: 15:17
Resmije Juniku e Xhevahire Mustafa

Gjenerata e artë e basketbollisteve të Universitetit të Prishtinës kurrë nuk do të shlyhet nga kujtesa e dashamirëve të viteve 80-ta. Xhevahire Mustafa, Resmije Juniku, Serbeze Perani, Shemsije Stublla, Qemile Berisha etj. ishin gjeneratë e jashtëzakonshme, si lokomotivë, të cilat në vitet e 80-ta me lojërat e tyre dërrmuan shumë ekipe të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Një gjeneratë pothuajse e papërsëritshme, kishte një armatë të jashtëzakonshme tifozësh, mbi 3-4 mijë veta në palestrën e sportit në Prishtinë, ishin një krah i fortë i ekipit. Universiteti i asaj kohe, ishte si një kombëtare shqiptare në Ligën e Parë Federative të ish-RFSJ-së, sepse përfaqësonin me dinjitet të lart Kosovën. Në radhë të parë, serbët i kishin si halë në sy për faktin se klubi e kishte emrin shqip Universiteti, por në anën tjetër ishin të befasuar e tmerruar se si femrat shqiptare ishin aq të përsosura në basketboll. I madh dhe i vogël jetonin me sukseset e Universitetit të asaj periudhe, që ishte fuqi në ligën ndër më të forta në botë. Ish-basketbollistja e mirënjohur, Xhevahire Mustafa, që aktualisht jeton e vepron në Shtuttgart të Gjermanisë, këto ditë është në pushime në shtetin e Kosovës. Ajo ka ardhur të çmallej, e cila kujton me emocione periudhën e artë të viteve 80-ta, po ashtu kujton këngën besa-besë, që ishte si himn për klubet shqiptare. Në fakt, kujton se si shqiptare duhej të ishe dhjetë herë më e mirë se basketbollistja serbe për të qenë në pesëshen e parë.  Xhevahirja me Resmije Junikun ishin të ulur në njërin nga kafiteritë e Prishtinës, kuvendonin për basketbollin e kësaj periudhe dhe të asaj kohe, në një moment nuk përmbahen nga emocionet, dukej se iu rrëqethet trupi, kur kujtuan gjeneratën e artë. Ishin momente drithëruese, kur kujtonin se si shqiptaret atëkohë kishin mundur disa nga ekipet e forta kroate, serbe, sllovene, boshnjake etj. Xhevahirja ishte si makineri në fushë, vështirë ndalej, shumë herë shënoi edhe 35-40 pikë për ndeshje, sa kundërshtaret i bënte me vaj.  54-vjeçarja, karrierës aktive i dha fund në vitin 1993, e cila ka një mesazh për basketbollin femëror në Kosovë, por edhe në përgjithësi: “Në sport duhet të jenë njerëz të sportit!”.

“Bota sot”: Xhevahire, si e sheh basketbollin femëror në Kosovë?

Xhevahire Mustafa: Basketbolli femëror i Kosovës nuk është askund! E them...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat