Kosova forcë për maqedonasit

Basketboll

Kosova forcë për maqedonasit

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 15:45
Kosova U-16

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës të premten ka triumfuar ndaj Maqedonisë pas vazhdimeve me rezultat (15:20,16:14,11:15,18:11,8:6) në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B në basketboll, që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund është zhvilluar një rivalitet i madh në parket ndërmjet këtyre dy skuadrave dhe këtë e dëshmon më së miri fakti se është dashur të luhen edhe pesë minuta shtesë në mënyrë që të përcaktohet fituesi i këtij dueli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat