Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit

Basketboll

Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 15:12
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të përgatitjeve për kualifikime për Eurobasket 2017 në Qipro. Kombëtarja tashmë ka mbërritur dhe është akomoduar në Nikosia, kurse ndeshjen e parë miqësore do ta zhvillojë në Larnaka.Edhe pse ishte paraparë që kundërshtar i Kosovës në ndeshjen e parë miqësore të jetë kombëtarja e Katarit, kjo kombëtare është tërhequr nga disa prej ndeshjeve të kalendarit të vet veror për shkak të problemeve me lojtarët që ka synuar ti natyralizojë.

Kosova ndeshjen e parë miqësore do ta zhvillojë me ekipin AEK Larnaca, ekipin që vitin e kaluar ishte kundërshtar i Sigal Prishtinës në FIBA Europe Cup, kurse këtë vit është pjesëmarrës në FIBA Champions League.Ndeshja zhvillohet sot në ora 18:00 sipas kohës sonë. Në ndeshjen e dytë Kosova do të luajë me ekipin kombëtar të Qipros. Kjo ndeshje zhvillohet nesër, po ashtu në ora 18:00 sipas kohës sonë. Kosova i nisë kualifikimet për Eurobasket 2017 më 31 gusht në ndeshjen me Slloveninë që zhvillohet në Lubjanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat