Përgatitet palestra në Mitrovicë

Basketboll

Përgatitet palestra në Mitrovicë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 15:14
Palestra Minatori

Pasi FBK u detyrua që ndeshjet si vendës për kualifikime ti zhvendosë nga Pallati i Rinisë në Prishtinë, në palestrën Minatori në Mitrovicë dhe pasi FIBA u njoftua për këtë ndryshim, në palestrën Minatori kanë filluar punimet për përgatitje të këtij objekti për ndeshjet kualifikuese për Eurobasket 2017. Faza e parë përfshin vijëzimin e fushës së lojës sipas kritereve të FIBA-s për ndeshje ndërkombëtare, proces ky që pritet të përfundojë brenda ditësh. Federata e Basketbollit është e vendosur të bëjë maksimumin që deri në ditën e ndeshjes së parë si vendës – duelit me Ukrainën më 3 shtator, të jetë gjithçka e gatshme për zhvillim korrekt të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat