KB “Trepça” e gatshme për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike

Basketboll

KB “Trepça” e gatshme për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 12:04
Pamje nga inspektimi i palestrës

Zyrtarët e lartë të Sigal Uniqa BIBL, kanë ardhur për të inspektuar kushtet e përgjithshme në të cilat vepron KB “Trepça”, pas kërkesës së drejtuesve të komunës dhe udhëheqjes së klubit për të qenë pjesë e garave në Sigal Uniqa BIBL.

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, ka pritur në ndërtesën e komunës, një grup përfaqësuesish të Sigal Uniqa BIBL (Liga Internacionale Ballkanike e Basketbollit), në përbërje Shay Shtriks, drejtor sportiv i ligës, Lubomira Shtriks, drejtoreshë për marketing e reklama dhe Kamen Toshev, komisionar i garave, që kanë ardhur në Mitrovicë për të parë nga afër se a i plotëson kushtet Klubi Basketbollistik “Trepça”, për të garuar në këtë ligë.
Në takim ishin të pranishëm edhe Besim Braha, drejtor gjeneral i KB “Trepça” dhe Besim Kurti, drejtor i financave në këtë klub.

Zyrtarët e lartë të Sigal Uniqa BIBL, kanë ardhur për të inspektuar kushtet e përgjithshme në të cilat vepron KB “Trepça”, pas kërkesës së drejtuesve të komunës dhe udhëheqjes së klubit për të qenë pjesë e garave në Sigal Uniqa BIBL.
Shay Shtriks, drejtor sportiv i Sigal Uniqa BIBL, tha se drejtuesit e Ligës Ballkanike të Basketbollit janë të lumtur që KB “Trepça”, ka bërë kërkesë për të qenë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm sportiv.

“E dimë se KB “Trepça”, është një nga klubet me traditë që ka arritur suksese të shumta. Ne shpresojmë se do të bashkëpunojmë mirë dhe se palestra e sportit në Mitrovicë do të jetë e mbushur me shikues. Dëshirojmë që të sjellim edhe këtu një frymë ndryshe, tërësisht sportive, pa probleme e incidente”, tha Shtriks.

Ai në vazhdim shtoi ndër të tjera, se inkuadrimi i KB “Trepça” në këtë projekt, do të ketë edhe efekte të shumta pozitive. Është një rast i mirë që Mitrovica të promovohet si qytet i sportit jashtë. Kjo është një kënaqësi që e ofron basketbolli. 
Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, pasi falënderoj mysafirët për vizitën e rëndësishme zyrtare, tha se për Mitrovicën pjesëmarrja në një garë të tillë ndërkombëtare të basketbollit, ka rëndësi të madhe.

“KB “Trepça”, është një nga klubet më të mira të basketbollit në Republikën e Kosovës, me traditë të gjatë dhe suksese të mëdha. Kohëve të fundit, për shkak të renovimit të tërësishëm të palestrës, ka aps disa telashe që kanë ndikuar edhe në rezultate. Por, tani këto telashe nuk ekzistojnë. Palestra është rregulluar mirë dhe klubi ka kushte të mira për punë dhe për të arritur suksese, të cilat besoj se nuk do të mungojnë as në Ligën Ballkanike të Basketbollit”, tha ai.

Nënkryetari Kamberi u shpreh të jetë i bindur se KB “Trepça”, do të kthej namin që ka pasur dikur dhe me sukses do të prezantoj qytetin jashtë vendit, i njohur për tradita sportive dhe mikpritje për sportistët.

Mysafirët të shoqëruar nga nënkryetari Kamberi dhe drejtuesit e KB “Trepça”, vizituan edhe palestrën e sporteve “Minatori”, ku inspektuan punimet bëra dhe fituan përshtypjet e tyre për kushtet që ofron për gara ndërkombëtare të basketbollit.
Pas raportit që do të paraqes ky komision, organet kompetente të Sigal Uniqa BIBL, do të vendosin për miratimin apo jo të kërkesës së “Trepçës” për pjesëmarrje në gara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat