Peja me trajner të ri

Basketboll

Peja me trajner të ri

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2016 Në ora: 13:42
Aleksandar Todorov

Klubi i basketbollit Peja ka emëruar trajnerin e ri për edicionin e ri. Në krye të Pejës është Aleksandar Todorov. “KB Peja vazhdon traditën e sjelljes së trajnerëve më të mirë që kanë ardhur në Kosovë. Kemi nënshkruar kontratë me trajnerin e mirënjohur maqedonas, Aleksandar Todorov. Todorov njihet si një trajner mjaftë i suksesshëm i cili ka udhëhequr skuadra të rëndësishme si: MZT Aerodrom, Ankara Basket, Rilski Sportist, Balkan Botevgrad dhe Dinamo Bukuresht. Todorov ka arritur të fitoj 2 Kupa të Maqedonisë, një titull kampioni dhe Kampion i Ligës Balkanike.  Todorov dhe kryesia e klubit kanë punuar së bashku një projekt për sezonin 2016/17 dhe nga nesër do ju njoftojmë me lojtarë e kësaj sezone me të cilët do kemi qëllim të fitojmë Kampionatin, Kupen dhe Balkan League”, thuhet në informatën e KB Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat