Cilin qytet ështtë kjo palestër në Kosovë?

Basketboll

Cilin qytet ështtë kjo palestër në Kosovë?

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 13:50
Palestra Minatori

Palestra Minatori në Mitrovicë po bëhet gati për pritjen e kombëtareve me të cilat Kosova do të ballafaqohet në kualifikimet për Eurobasket 2017.

Tashmë në këtë palestër ka përfunduar ngjyrosja e parketit, proces ky që FBK e ka përfunduar në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Palestra në Mitrovicë do të jetë e gatshme për ndeshjen me Ukrainën më 3 shtator, kurse biletat për ndeshjet kualifikuese për Eurobasket 2017 vecse janë lëshuar në shitje.

FBK është detyruar që ti zhvendosë ndeshjet në Palestrën Minatori për shkak të vonesave në renovimin e Pallatit të Rinisë, të shkaktuara nga Departmenti i Sportit.

FBK ka hasur në mirëkuptim të FIBA-s në procesin e ndërrmit të palestrës dhe bashkë e zyrtarët komunalë të Mitrovicës dhe drejtuesit e KB Trepça po bën maksimumin që salla të jetë e gatshme për kualifikime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat