Morina, ah Kosovë, sot luajë kundër jush!

Basketboll

Morina, ah Kosovë, sot luajë kundër jush!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2016 Në ora: 15:40
Gëzim Morina

Në zemër e në shpirt e ka flamurin kuqezi. Në zemër e në shpirt e ka Kosovën. I dhemb shpirti tepër për shtetin e Kosovës dhe flamurin kombëtar. Ky është basketbollisti Gëzim Morina që nuk pati fatin të jetë në petkun e kombëtares së Kosovës për disa arsye. Morina sonte në orën 20.00 në Lubjanë do të luajë kundër Kosovës, por ndihet i drithëruar, sepse s’e ka paska lehtë. “Të dashur bashkatdhetar: Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne. Sot shkruhet historia, ndeshja e parë zyrtare, në garat europiane për shtetin e Kosovën,në basketboll . Ndeshje që fatkeqësisht unë nuk e përjetoj njëjt si ju, e përjetoj nga një kënd tjetër, nga këndi i një tradhtari, të ashtuquajtur nga shumë nga ju, ngaqë sonte,në vend që të jem me ju, unë jam kundër juve. Mirëpo në rregull, e pranoj çdonjërën nga kritikat e juaja, fundja secili ka të drejtën e mendimit te vetë, edhe pse flisni pa ditur gjërat ! Vetëm një gjë jua siguroj, asnjëri nga ju nuk është nën lëkuren time, asnjëri nga ju nuk mund ta kuptoj se si ndihem, nuk mund as ta paramendoni këtë ndenjë që unë po e kaloj në këto momente dhe do ta kem gjatë ndeshjes! Mirëpo, ju vazhdoni ta keni opinionin e juaj, kjo aspak nuk do ta ndryshoj atë që unë ndiej për atdheun tim Kosovën, dhe do vazhdojë ta përfaqësoj dhe nderoj atë siç kam bërë deri më tani, dhe siç kam bërë për të më shumë ,se shumica nga ju "patriota te facebookut" e rrjeteve të ndyshme sociale !!! Le të jetë një ndeshje me frymë sportive dhe le të fitoj skuadra më e mirë ne parket ! Për Kosovën sot nuk ka humbje, vet kjo ndeshje është fitorja më e madhe që ka pasur ndonjëherë basketbolli i Kosovës!, shkruan Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat