Përforcohet Prishtina

Basketboll

Përforcohet Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2016 Në ora: 18:38
Rhett në veprim

Kampioni i Ligës Ballkanike dhe i Kosovës, Sigal Prishtina, bënë të ditur se janë përforcuar me basketbollistin cilësor, M.J. Rhett. “KB Sigal Prishtina ka finalizuar marrëveshjen edhe me një super-lojtarë. Bëhet fjalë për qendrën M.J Rhett i cili është i gjatë 206 cm dhe vetëm 23 vjeç. Rhett edicionin e kaluar ishte pjesë e BC Leones De Santo nga Republika Dominikane. Aty kishte mesataren e 13.3 pikëve dhe 7.8 kërcimeve për ndeshje. Ky lojtar shquhet për lojën e tij energjike dhe atraktive”, - thuhet në njoftimin e KB Sigal Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat