Rasti i fundit për të shënuar fitoren e parë historike

Basketboll

Rasti i fundit për të shënuar fitoren e parë historike

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 15:25
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën duke filluar nga ora 20:00 në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e gjashtë (fundit)  kualifikuese për Eurobasket 2017. Kjo do të jetë ndeshja e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për skuadrën tonë, njëkohësisht rasti i fundit për të shënuar fitoren e parë historike. Bileta për ndeshjen Kosovë-Bullgari do të kushtoj 3 euro. Në këtë ndeshje do të mungoj ylli i Kombëtares së Kosovës dhe i Barcelona-s, Justin Doellman. Arben Fetahu, drejtor i Kombëtares së Kosovës: “Justin Doellman të enjten është liruar edhe zyrtarisht nga obligimet për Kombëtaren e Kosovës. Ai u është kthyer obligimeve të tij te Barcelona, që është duke u përgatitur për ndeshjet e Superkupës së Spanjës, të cilat zhvillohen fundjavën e ardhshme. Duke qenë se ndeshjet në fjalë janë tejet të rëndësishme për klubin e tij, e marr parasysh se do të duhet të punoj me trajner të ri në këtë edicion, FBK dhe shtabi teknik i Kombëtares e kanë parë të rrugës që ta miratojnë kërkesën e Barcelona-s për ta liruar Justin-in dhe për t’i mundësuar atij përgatitje sa më të mirë për edicionin e radhës. Përvoja me Justin-in për FBK-në ka qenë e paçmueshme, sepse kemi të bëjmë jo vetëm me njërin prej lojtarëve më të mirë dhe më të paguar në Evropë, por edhe me një personalitet të mrekullueshëm. Nga angazhimi i tij dhe qasja profesionale ndaj basketbollit, ka përfituar e tërë përfaqësuesja dhe strukturat udhëheqëse të FBK-së”.

Në vend të Justin Doellman-it, shtabi teknik i Kombëtares e ka angazhuar amerikanin tjetër të natyralizuar Scott Bamforth, i cili do të paraqitet në ndeshjen e së shtunës kundër Bullgarisë.

Në anën tjetër Bullgaria në këtë ndeshje do të paraqitet pa yllin e saj, Aleksandar Vezenkov, i cili njëjtë sikur Doellman luan për Barcelona-n dhe është bashkuar me këtë të fundit tash e katër ditë për t’u përgatitur për Superkupën e Spanjës. Përfaqësueses bullgare në këtë duel do t’u mungoj edhe Bost Demarquis, por që në vend të tij do të angazhohet Jason Washburn, emër tashmë i njohur ky për basketbollin kosovar, pasi ky lojtar në edicionin paraprak i ka mbrojtur ngjyrat e Sigal Prishtinës, me të cilën skuadër është kurorëzuar me titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe me trofeun e Ligës Ballkanike.

Rezultatet e Kosovës:

Sllovenia – Kosova 113:68

Kosova – Ukraina 63:70

Bullgaria 105:84

Kosova – Sllovenia 81:91

Ukraina – Kosova 100:61

Kosova – Bullgaria të shtunën 20:00

Grupi E

Sllovenia      5          5/0     89       456/367
UkrainA         5          4/1     54       398/344
BulLgaria       5          1/4     -21      382/403
Kosova          5          0/5     -122   357/479

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat