Kur fillon Kosova ciklin e kualifikimeve për Kampionat Botëror?

Basketboll

Kur fillon Kosova ciklin e kualifikimeve për Kampionat Botëror?

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 12:56
Pamje nga një ndeshje

Përmbyllja e kualifikimeve për “Eurobasket 2017” shënon edhe fundin e aktiviteteve të Kombëtares së Kosovës për vitin 2016. Ndërkaq vitin e ardhshëm, Kosova fillon ciklin e kualifikimeve për Kampionat Botëror sipas kalendarit të ri të FIBA-s për gara me kombëtare që hyn në fuqi në 2017. Në Kampionatin Botëror “Kina 2019” do të marrin pjesë 12 ekipe nga Evropa, kurse në kualifikime marrin pjesë 32 ekipe. 24 ekipet pjesëmarrëse në “Eurobaket 2017” automatikisht janë pjesë e 32 ekipeve që garojnë në kualifikime për “Kina 2019”, që fillojnë në nëntor të vitit e ardhshëm. Të gjitha kombëtaret tjera që nuk do të marrin pjesë në “Eurobasket 2017”, gjatë muajit gusht të vitit të ardhshëm garojnë për tetë vendet tjera në dispozicion, për t’u bërë pjesë e 32 ekipeve që marrin pjesë në kualifikimet që fillojnë në nëntor 2017. Varësisht nga numri i ekipeve që paraqiten, do të dihet numri i grupeve dhe orari i ndeshjeve, kurse shorti do të hedhet në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat