Duncan ngre pikëpyetje të mëdha për skuadrën teksane

Basketboll

Duncan ngre pikëpyetje të mëdha për skuadrën teksane

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 15:14

Sezoni i ri për San Antonio Spurs pa Tim Duncan ngre pikëpyetje të mëdha për skuadrën teksane të drejtuar nga Greg Popovich. Superfuqia e perëndimit humbet liderin e saj pas 19 sezoneve në nivele stratosferike dhe që prej sezonit 2016-2017 për Spursat nis epoka post-Duncan. Çfarë do të ndodhë me skuadrën? Ndoshta një përgjigje të saktë nuk arrin ta japë as vetë trajneri pasi ai e ka cilësuar vendimin e shtatlartit si një goditje të rëndë që ka lënë një boshllëk të madh në stomakun e tij. San Antonio riniset nga Leonard e Aldridge të mbështetur nga senatorët Parker e Ginobili. Blerjet e reja të këtij sezoni janë Pau Gasol, Dewayne Dedmon e David Lee ndërsa Diaw, West e Marjanovic i kanë dhënë lamtumirën.

Ndoshta Kawhi Leonard nuk është LeBron James por sezon pas sezoni po bën progres por pikëpyetja më e madhe është alkimia që do të krijohet mes dyshes Aldridge-Gason, të cilët do të kërkojnë një bashkëpunim të mirë për të formuar boshtin e kësaj skuadre. Në krahun tjetër, Patty Mills, Kyle Anderson e Jonathan Simmons janë emra që premtojnë shumë për të ardhmen, ndërsa Livio Jean-Charles, Ryan Arcidiacono dhe Patricio Garino mbeten për t’u vlerësuar. Në 20 vitet e fundit, nën drejtimin e Popovich, San Antonio numëron 5 tituj dhe do të jetë sërish trajneri legjendar i skuadrës teksane që do të kërojë të plotësojë zbrazëtinë që lë largimi i Duncan. Sezonin e shkuar San Antonio u eliminua në gjysmëfinalen e konferencës por me dobësimin e Thunder, Spursat mund të rigjejnë sërish finalen sepse edhe në skenarin më të keq, San Antonio Spurs nuk mund të imagjinohet pa 50 fitore sezonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat