Hysenagolli e Bashkimi kanë ndarë rrugët

Basketboll

Hysenagolli e Bashkimi kanë ndarë rrugët

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2016 Në ora: 12:51
Endrit Hysenagolli

Basketbollisti Endrit Hysenagolli iu është mirënjohës për të gjitha klubit Bashkimi nga Prizreni dhe pas tre vjetëve rikthehet në Shqipëri përkatësisht te Tirana e cila do të garojë në Ligën Ballkanike. “Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi dhe Endrit Hysenagolli kanë ndarë rrugët!!!
Endrit Hysenagolli ishte një ndër emblemat e KB Bashkimit, i mirëpritur në qytetin e Prizrenit me sjelljen e tij të sinqertë dhe korrekte si dhe me angazhimin maksimal u bë idhull i tifozerisë së mirënjohur ‘Arpagjikët’. Kontributi i tij ka qenë signifikant për ekipin e Prizrenit. I dëshirojmë shëndet dhe suksese të reja në karrierë dhe në jetë”, thuhet nga Bashkimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat