Tërhiqet nga FBK-ja

Basketboll

Tërhiqet nga FBK-ja

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2016 Në ora: 14:47
Arben Fondaj

Leart Hoxha ditë më parë dha dorëheqje nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Pas tij tërhiqet edhe Arben Fondaj nga pozita e anëtari të bordit! “Ishte eksperiencë fantastike dhe privilegj, njëkohësisht, deri me tani. Për shkaqe të obligimeve familjare, kam ndërprerë angazhimin tim si anëtar bordi i FBK-së. Falënderoj përzemërsisht kryetarin, dhe të gjithë anëtarët tjerë për besimin e dhënë në dy mandate”, shkruan Fondaj. Pas Hoxhës e Fondaj, a do të ketë dorëheqje tjera, mbetet të shihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat