Plisat kërcënojnë KB Prishtinën dhe Hajrizin

Basketboll

Plisat kërcënojnë KB Prishtinën dhe Hajrizin

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 18:41
Foto arkiv, Plisat

Plisat edhe një herë tjetër e kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë Drilon Hajrizin të luaj për KB Prishtinën

KB Prishtina javë më parë e ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit mitrovicas, Drilon Hajrizi.

Por, kjo blerja nuk po pranohet nga tifozët e skuadrës ‘Plisat’, të cilët insistojnë se Hajrizi nuk do të luaj kurrë për skuadrën e KB Prishtinës.

Ata tashmë këtë janë duke e kundërshtuar përmes rrjeteve sociale, por premtojnë që edhe në forma të tjera nuk do të lejojnë që Hajrizi të luaj për skuadrën kryeqytetase.

“Faqja zyrtare e KB Prishtina është duke i fshirë të gjitha komentet të cilat po bëhen kundër transferimit të Drilon Hajrizit në KB Prishtina.

I'u bëjmë me dije se kundërshtimi jonë nuk do të mbetet vetëm këtu, nuk ka forcë që e ndalë zërin tonë.

Drilon Hajrizi nuk do të luaj në Prishtinë dhe pikë”, shkruajnë ‘Plisat’ në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat