Prishtina nuk i përkulet shantazheve, kërcënimeve e ultimatumeve

Basketboll

Prishtina nuk i përkulet shantazheve, kërcënimeve e ultimatumeve

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 13:57
Pamje nga një ndeshje

Kampioni i Ligës Ballkanike dhe i Kosovës, Sigal Prishtina, reagon përmes një komunikate në lidhje me zhvillimet e fundit. Ka ditë që tifozët ‘Plisat’ haptas thonë se nuk e duan në klubin e zemrës basketbollistin mitrovicas, Drilon Hajrizin.  Sigal Prishtina reagon përmes një komunikate, ani se në asnjë rast nuk e përmend as Drilon Hajrizin dhe as ‘Plisat’. “Klubi i basketbollit Sigal Prishtina, kryesia, stafi menaxherial, Stafi Teknik dhe të gjithë lojtarët janë të përqendruar dhe të përkushtuar maksimalisht ndaj punës dhe përgatitjeve për sezonin e ri basketbollistik. Me këtë rast duam të ritheksojmë qëndrimet tona te palëkundura, ashtu siç kemi bërë qe 3 vjet me radhë, ne drejtim te realizimit të qëllimeve tona, të cilat ndikojnë konsiderueshëm në zhvillimin dhe afirmimin e basketbollit tonë. Sukseset historike të këtyre 3 viteve flasin më shumë se gjithçka tjetër. Ftojmë te gjithë dashamirët e vërtetë të Prishtinës që t'i thërrasin arsyes dhe ta ruajnë gjakftohtësinë me qëllim të krijimit të një atmosfere sa më të mirë në prag të fillimit të sezonit të ri dhe mos të bien pre e disa personave të cilët e kanë shfrytëzuar klubin për përfitime personale duke manipuluar me masën nëpërmjet kauzave te paqena. Ne si gjithmonë do t'i kryejmë me përgjegjshmëri të gjitha detyrat tona duke iu referuar mandatit tonë të marrë nga kuvendaret legjitimë te klubit dhe ne bazë të gjitha akteve normative te klubit. Po ashtu do te sillemi përgjegjshëm ndaj te gjithë atyre qe ia duan të mirën Prishtinës, duke pranuar vërejtje e kritika pozitive, por asnjëherë shantazhe, kërcënime e ultimatume. KB Prishtina vazhdon misionin e saj fisnik drejt realizimit te objektivave sezonale me përkrahje te plotë te qytetareve të Prishtinës”, thuhet nga KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat