Nuk e patëm me ‘Plisat’!

Basketboll

Nuk e patëm me ‘Plisat’!

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 16:58
Ilustrim

Sigal Prishtina, kampion i Ligës Ballkanike dhe i Kosovës në basketboll, po ballafaqohet me disa telashe në ditët e fundit. Kryesia e këtij klubit sqaron se me komunikatën e një dite me parë nuk e kanë pasur me tifozët ‘Plisat’. “Për të mos pasur keqkuptime në opinionin publik e shohim të arsyeshme që të sqarojmë se njerëzit e apostrofuar në komunikatën tonë të fundit nuk lidhen me ‘Plisat’, por janë ata të cilët shumë vite me radhë i kanë sjellë dëme klubit në të gjitha format, e mbi të gjitha në aspektin financiar dhe të imazhit. Të njëjtit edhe sot po mundohen t'i shfrytëzojnë situatat e caktuara për të ngritur çështje të paqena, intriga e shpifje, vetëm e vetëm për inate e dështime personale, duke e penguar mbarëvajtjen e punëve në klubin tonë, punë kjo e cila në 3 vitet e fundit është kurorëzuar me suksese historike”, thuhet nga KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat