Basket Euroleague, “Final Four” në Stamboll

Basketboll

Basket Euroleague, “Final Four” në Stamboll

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 20:48
ilustrim

Pas përplasjes së gjatë me FIBA-n, Euroleague ka përcaktuar vendin organizator të “Final Four” për vitin 2017. Ashtu sikurse në 2012-ën, titullin kampion i Europës për klube në Basketboll do të jepet në “Sinan Erdem Arena” të Stambollit. Ka ndryshuar edhe formati i kompeticionit me 16 skuadra që do të sfidohen me njëra-tjetrën me përballjet vajtje-ardhje gjatë një sezoni të rregullt me 30 ndeshje në total. Pra bëhet fjalë për një kampionat të vërtetë europian.

Tetë më të mirat e në renditjen e përgjithshme në fund të sezonit të rregullt, do të kualifikohen në cerekfinale. Skuadrat kualifikuese në këtë raund do të përcaktohen pas maksimumi 5 ndeshjesh. Katër skuadrat më të mira do të zhvendosen në fund në Stamboll për “Final Four”. Në EuroLeague do të marrin pjesë 4 skuadra turke, 3 spanjolle, 2 ruse, 2 greke, dhe me nga 1 skuadër do të përfaqësohen Italia, Izraeli, Gjermania, Serbia dhe Lituania. Pavarësisht luftës me FIBA-n, në EuroLeague do të luajnë pjesë skuadrat më të mira europiane. Për numrin 1 të EuroLeague, Jordi Bartomeu, ky do të jetë një sezon historik për basketbollin europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat