Shkëlqen Peja! Bashkimi dëshpëroi në Ligën Ballkanike

Basketboll

Shkëlqen Peja! Bashkimi dëshpëroi në Ligën Ballkanike

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2016 Në ora: 21:30
Alban Veseli

Peja dëshmoi paraqitje të shkëlqyeshme dhe shënoi fitore me rezultat 82:73 (16:13, 21:16, 21:18, 24:26) ndaj ekipit maqedonas, Feni Industries, në ndeshjen e xhiros së parë të grupit B të Ligës Ballkanike në basketboll. Për gjatë gjithë takimit Peja u tregua kompakte ndaj rivalit. Verdhezinjtë luajtën me shumë kujdesë dhe kjo iu solli fitore në hapje të edicionit të ri. Mirsad Ahmetbashiç, Lamarcus Reed dhe Alban Veseli treguan lojë të shkëlqyeshme dhe janë me të merituarit për fitore. Ahmetbashiç shënoi 21 pikë, Reed 19, Veseli 18 sosh etj.  Një fitore e madhe e Pejës në palestrën “Karagaçi”, e cila gëzoi shumë edhe tifozët “Shqiponja”.

Bashkimi nga Prizreni pësoi në Gjevgjeli me rezultat 80:63 (21:9, 30:18, 19:21, 10:15) nga Kozuv-i, e vlefshme për grupin A. Ndërkaq, Bashkimi bëri paraqitje shumë të dobët në 20 minutat e parë kur i dha mundësi skuadrës maqedonase, që të shkëputet në epërsi të thellë. Në minutën e 7-të, Kozuv qe në epërsi me dhjetë pikë (12:2), ndërsa pas tetë minutave e thelloi në 16 pikë (36:20).

Në minutën e 19-të, vendasit udhëhoqën edhe me 24 pikë (47:23).  Në dy çerekët e fundit Bashkimi tregoi lojë më të mirë, por humbja ishte e paevitueshme. Bashkimi mposhtet me rezultat 80:63 nga ekipi maqedonas.

Peja - Feni Industries  82:73

Peja: Veseli 18, R. Grapci, Nuhanoviç 6,  Reed 19, Tillotson, Kadusha, Mekaj, Hajdari 5, Ahmatbashiç 21, Dahlman 5, Ivshyn 8 dhe Kuçi.

Feni Industries: Nikolovski 15, Çeshkoviç 18, Magdevski 4, Markovski 3, Sharabidze 10, Beshliovski, Kicev, Milkov, Pajiç, Paviç 9 dhe Petkovski 12.

Kozuv - Bashkimi 80:63

Kozuv:  Abramoviq 22, Gjurashoviq 24, Krstevski 2, Mv Neal Jr. 11, Zekaviçiç 6,  Nacevski 2, Sterjov 3, Apostolov 3, Gocevski, Kolev, Mijoviç 7 dhe Petrov.

Bashkimi: Tahiri 6, Dickerson, Johnson 12, Popoviq 14, Tmusic 9, Kryeziu, Q. Biraj 3, A. Biraj, Leëis Jr. 10, Locke 6, Memçaj dhe Sinani 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat