Peja na shpëtoi me fytyrë!

Basketboll

Peja na shpëtoi me fytyrë!

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 12:05
Pamje nga një ndeshje e mëhershme

KB Peja shënoi fitore ndaj ekipit nga Maqedonia Feni Industries në kuadër të xhiros së parë të Balkan League. Ekipi pejan që nga minuta e parë kontrolloj ndeshjen duke treguar një lojë stabile. Ndeshja në fund u përmbyll me rezultat 82:73

Trajneri i KB Pejës gjatë ndeshjes inkuadroj 10 lojtarë në ndeshje ku shtatë prej tyre arritën të shënojnë pikë ndërsa 3 prej tyre arritën pikë dyshifrore.
Mirza Ahmetbasic ishte lojtari me më së shumti pikë në ndeshje, gjithsejtë 21 ku saktësia për 3 pikë e kishte 60% ndërsa për dy pikë ishte i saktë 75%. Ahmetbasic arriti të realizoj edhe 4 asiste për bashkëlojtarë.
Padyshim lojtari më atraktiv sonte ishte Reed, i cili përveç ngulitjeve dhe bllokadës fantastike arriti të shënoj 19 pikë në ndeshje me një saktësi prej 75% për dy pikë dhe 50% për tri pike. Reed kishte po ashtu 4 asiste.
Stabilitetin ndër vite në ekipin pejan e vazhdon Alban Veselin ku edhe këtë vit tregon se do jetë lojtari kyç me 18 pikë për ndeshje. Albani kishte saktësi 80% për dy pikë dhe 37% për 3 pikë.

Lojtarët tjerë që kontribuuan ishin: Ivshyn me 8 pikë dhe 1 asist, Nuhanovic me 6 pikë dhe 8 kërcime, Dahlman me 5 pikë dhe 4 kërcime, Art Hajdari me 5 pikë dhe 1 kërcim.

Pas kësaj fitore ndeshjen e radhës KB Peja e luan kundrejt KK Karpos Sokoli 2000 në Karagaç me 29 Nëntor, kështu e komenton sfidën faqja e klubit pejan. Me një fjalë, Peja na shpëtoi me fytyrë, sepse Sigal Prishtina, Trepça dhe Bashkimi e nisën me humbje edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat