Euroleague, Reali i Madridit “thyen” Olimpiakosin në start

Basketboll

Euroleague, Reali i Madridit “thyen” Olimpiakosin në start

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 15:37
ilustrim

Sezoni i ri i Euroligës së Basketbollit ngriti siparin me takimin e “Barclaycard Center” të Madridit, ku Reali vendas mposhti 83 – 65 Olimpiakosin. Në prani të 11.723 spektatorëve skuadra e Pablo Laso shfrytëzoi formën e mirë të Lull dhe Randolph, duke dominuar ndaj ekipit grek.

Reali i Madridit e nisi mirë sfidën, me periodën e parë që u mbyll 24-17, por Olimpiakosi reagoi shpejt duke e ngushtuar në vetëm dy pikë diferencën në pjesën e dytë, e cila mbyll me shifrat 42-40. Një trepikësh i Mantzaris në periodën e tretë i dha avantazhin e përkohshëm skuadrës greke, pasi një rezultat i pjesshëm 13-2 për Realin, theu ekilubrat. Në fillim të periodës së katërt Carol dhe Randolph ruajtën diferencën, ndërsa dy gabime të njëpasnjëshme të miqve në kundërsulm i lejuan Realit të Madridit të siguronte qetësisht fitoren e parë ndaj një prej kundërshtarëve më të fortë. Për Olimpiakosin më i miri rezultoi Lojeski me vetëm 14 pikë, ndërsa Spanoulis nuk u shfaq në versionin e tij më të mirë, duke realizuar vetëm 12 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat