Peja është nikoqire e Sigal Prishtinës

Basketboll

Peja është nikoqire e Sigal Prishtinës

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 18:24
KB Peja

Kryendeshja e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet të shtunën në “Karagaçi” me fillim nga ora 19:30, ku Peja është nikoqire e Sigal Prishtinës.

Verdhezinjtë e kanë nisur edicionin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, ku së pari kanë triumfuar në xhiron e parë ndaj Golden Eagle Yllit në Therandë, ndërsa së fundi kanë shënuar fitore edhe në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) kundër Feni Industries në “Karagaçi”.

Ndërkaq e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për bardhekaltrit, të cilët e kanë filluar edicionin e ri në elitën e basketbollit kosovar me humbje nga Bashkimi në Prizren, si dhe në kuadër të BIBL-it kanë pësuar disfatë nga Beroe në Stara Zagora të Bullgarisë, raporton faqja e FBK-së.

Por pavarësisht këtij starti të dobët të Prishtinës, ndeshja që do të luhet nesër në Pejë pritet të jetë e fortë dhe me rivalitet të madh, ashtu siç gjithnjë kanë ditur të ofrojnë për adhuruesit e basketbollit kosovar këto dy klube.

Ndërkohë në xhiron e dytë të Superligës, Trepça udhëton në Therandë për t’u ballafaquar me Golden Eagle Yllin, kurse Bashkimi është mysafire e Kerasan Prishtinës, si dhe Vllaznimi është nikoqire e Rahovecit.

E shtunë

Kerasan Prishtina – Bashkimi   13:00

Golden Eagle  Ylli – Trepça            19:00

Peja – Sigal Prishtina        19:30

E martë

Vëllaznimi – Rahoveci 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat