Trepça e nisi me këmbë të mbarë

Basketboll

Trepça e nisi me këmbë të mbarë

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 12:40
Pamje nga ndeshja

Trepca e ka regjistruar fitoren e dytë në Superligën e Kosovës pasi  në palestrën “13 Qershori” në Therandë e ka mundur Golden Eagle Yllin me shifrat 99:66 (20:20, 13:27, 18:27, 15:25).

Therandasit ishin rivalë të barabartë me mitrovicasit vetëm në 10 minutat. e para e këtë e tregon edhe rezultati në këtë pjesë të lojës 20:20, por më pas mysafirët ia dolën të shkëputen në rezultat dhe të realizojnë fitore në fund me 33 pikë epërsi. Më i dalluari te Trepca ishte Mishe Dimini me 16 pikë e 4 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më efikasi ishte Malcolm Canada me 25 pikë, 4 kërcime e 4 asistime. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot në kuadër të xhiros së dytë të elitës së basketbollit kosovar,  fitore ka shënuar Bashkimi kundër Kerasan Prishtinës me rezultat 83:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat