FIBA shkruan për Pejën

Basketboll

FIBA shkruan për Pejën

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 14:19
Ilustrim

FIBA ka bërë një përmbledhje të grupit G të FIBA Europe Cup të cilën merr pjesë KB Peja duke i përshkruaj të gjitha ekipet ndër të cilën shkruan edhe për Pejën.

“Do të jetë një sezon historike për gjashtë herë kampionin e Kosovës, KB Pejën. Për ta debutimi në FIBA Europe Cup do të jetë edhe debutim në garat europjane.” – shkruan FIBA në faqen e saj zyrtare.

FIBA ka treguar se KB Pejën e pret një grup tejet i vështirë, por se tifozët e saj i ka përshkruar si impresionues të cilët do e ndihmojnë skuadrën në ndeshjet vendase.

“Kalimi i Grupit të vështirë G mund të jetë një punë e komplikuar për trajnerin maqedonas, Aleksander Todorov, por jo e paimagjinueshme nëse ekipi kosovar  e shfrytëzon avantazhin e palestrës vendase e cila padyshim do të mbështetet nga tifozët e tyre impresionues” – shkruan FIBA duke vazhduar. “Ekipa e re ka një fillim të shkëlqyeshëm duke i kënaqur tifozët e saj me fitorën ndaj rivalit të saj kryesor Prishtinës me rezultat 81:73.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat