Për Pejën ditë historike debutimi në FIBA Europe Cup

Basketboll

Për Pejën ditë historike debutimi në FIBA Europe Cup

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:14
Alban Veseli

Klubi i basketbollit Peja do të luajë sonte (19.30) si mysafir i ekipit rumun, Cluj Napoca.  Kjo ndeshje është e vlefshme e grupit G, ku bëjnë edhe AEK Larnaca e Qipros dhe Gaziantep nga Turqia. Pejanët premtojnë lojë të mirë në debutimin historik në kupat evropiane. Basketbollisti me përvojë, Alban Veseli, është shprehur i matur, sipas tij është një ditë historike. “Natyrisht është një ditë historike për Pejën, mendoj se rezultati nuk është në plan të parë”, thotë Veseli. Sa keni njohuri për ekipin nga Rumania, Cluj Napoca? “Kemi fatin që kemi një trajner më shumë përvojë në arenën ndërkombëtare me saktësisht në Rumani dhe i njeh mjaft mirë të gjitha ekipet. Ne i kemi analizuar dhe shpresoj që t’i zbatojmë ato gjëra që jemi dakorduar t’i bëjmë”, ka thënë ai.  Veseli tregon se rumunët kanë një ekip jashtëzakonisht të mirë. “Kanë një ekip me buxhet afërsisht 10 herë më të madh se Peja dhe kjo tregon më së miri për kualitetin e kësaj ekipe”, thotë Veseli. Cluj nga tri ndeshje ka dy fitore e një humbje në kampionatin rumun, duke u renditur në vend të pestë me 5 pikë të mbledhura.  “Jemi të kompletuar dhe mendoj që forca jonë është tek loja ekipore”, deklaroi Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat